Pas mbarimit të mandatit të Gent Ibrahimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka tashmë një kryetar të ri. Ai do të jetë Alfred Balla.
Balla u votua me 10 vota pro, duke zëvendësuar në postin e rëndësishëm Gent Ibrahimin. Balla mbante postin e zëvendëskryetarit nga dhjetori i vitit 2018, i zgjedhur nga shoqëria civile.
