-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nuk na bien bombat mbi kokë, por jehona e luftës shkon deri në Australi

Kryesoret

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në Manzë të Durrësit, ku dha çelësat e 230 apartamenteve të reja për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të dy viteve më parë.

“Ja vlen që të jesh aty për kaq shumë njerëz dhe së bashku me të tjerë të bësh të mundur që në një kohë kaq të shkurtër, të gjithë këta njerëz, mijëra familje të kthehen në shtëpi më të sigurta, më të bukura, shumë më të mira se ato që humbën. Ky është një hap i madh përpara që ne e kemi hedhur së bashku. Jam krenar për punën që kemi bërë, por mbi të gjitha ndjehem krenar për besimin tuaj, që ju ia dhatë kryetares së bashkisë. Sikur të mos na mjaftonte të gjithë ai tërmet, pandemia që e pati gjithë bota, tani gjendemi në një tjetër situatë të vështirë për t’u kapërcyer nga lufta që i ndikon të gjithë. Ndikon edhe vende që janë jashtë Europës, deri në Australi. Ndikon te çmimet, pasi lufta është nisur nga një forcë agresive që është një nga burimet kryesore të furnizimit të Europës dhe botës me lëndë të para, duke filluar nga energjia, nafta, gazi, deri te lëndët e para apo edhe imputet për bujqësinë. Kjo luftë ndikon drejtpërdrejtë te i gjithë zinxhiri i furnizimit dhe bën që ne të përballemi me rritje çmimesh”, u shpreh Rama.

Më tej, ai tha se pasojat e luftës në Ukrainë janë duke u ndjerë edhe në Shqipëri për shkak të rritjes së çmimeve.

“Po njësoj si me tërmetin edhe me këtë situatë të pazakontë, që është një tjetër goditje nga një fatkeqësi e shkaktuar nga njerëz jashtë këtij vendi, që ndikohet prej kësaj fatkeqësie, ne do të jemi deri në fund pranë atyre që janë më në nevojë. Kemi marrë një angazhim para se të fillonte lufta.  Do të mbështesim tre muaj rresht për të kompensuar rritjen e çmimeve të produkteve bazë më shumë se gjysmë milioni njerëz. Do të bëjmë çmos që të kalojë pa shumë dhimbje. Luftërat vijnë për të sjellë dhimbje, plagë. Lavdi zotit nuk jemi në kushtet kur jemi që bombat të na bien mbi kokë. Lufta sjell këtu jehonën e saj përmes çmimeve”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit