Makina ndaj të cilës është qëlluar në aksin Peqin-Elbasan është lënë e braktisur në fshati Papër.
Menjëherë pas ngjarjes në vendit kanë mbërritur edhe forcat RENEA. Deri tani nuk ka informacione për arsyet pse dhe si ka ndodhur ngjarja, pasi autorët janë larguar, ndërsa personat që ishin në makinën BMW, që ishte edhe objekti i atentatit kanë braktisur mjetin dhe janë larguar.
Nga pamjet kuptohet që makina është me goma të shfryra dhe nga plumbat e marr mendohet që mund të ketë dhe të plagosur. Brenda saj është gjetur edhe një bidon i mbushur me pesë litra benzinë dhe në brendësi të saj është gjetur dhe një armë tip kallashnikov.