Shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, cituar nga Ukrainska Pravda, tha se rreth 2 mijë ushtarë mbërritën nga Gjeorgjia për të rindërtuar radhët e ushtrisë ruse.
Ndërkohë, sipas medies ukrainase, në territoret e pushtuara të rajoneve Zaporizhia dhe Kherson, “armiku vazhdon të kryejë akte të paligjshme kundër popullatës vendase”.
Në periferi të Melitopolit raportohen pika kontrolli. Në 24 orët e fundit, thonë ata, katër sulme nga pushtuesit rusë janë zmbrapsur në zonat Donetsk dhe Luhansk.