Partia Demokratike po merr komplet “fytyrë” të re. Pas heqjes së blindave dhe “zhveshjes” nga adezivët sot janë vendosur skelat për të lyer pjesën e fasadës kryesore të jashtme.
Puna vazhdon edhe brenda godinës.
Salla e mbledhjeve dhe zyrat e tjera i janë nënshtruar rikonstruksionit total për të hequr cdo “gjurmë” që ka lënë Lulzim Basha.
Deri nesër në orën 09:00 cdo gjë pritet që të jetë gati në sallën e mbledhjeve, ku Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e parë të grupit parlamentar pasi gjykata vendosi që t’i japë vulën e partisë Sali Berishës.
Ish-kryeministri nuk është ftuar, pasi mbetet në fuqi vendim i Lulzim Bashës në 9 shtator që e pezulloi, pasi SHBA e shpalli “non grata”.