Kuvendi i Shqipërisë nuk ka humbur kohë duke i dërguar sot një shkresë KQZ-së për ta informuar se Alqi Bllako dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Vakanca pritet që të zëvendësohet brenda pak ditëve.

Në vendin e Bllakos në Kuvend pritet që të rikthehet si deputet, Pandeli Majko. Bllako u arrestua sot për aferën e inceneratorëve.









