Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se në vendin tonë duhet drejtësi reale dhe jo e komanduar. Gjatë fjalës në Kuvend, Kryemadhi tha se duhet drejtësi për viktimat e 21 janair, drejtësi për viktimat e Gërdecit si dhe për të riun Ardit Gjoklaj.
Ajo gjithashtu tha se ishte dakord për të bërë ndryshime në buxhetin e shtetit duke shtuar se për shkak të krizës duhet ndihmuar OSHEE-ja, por theksoi se duhen transparencë për publikun.
E nderuar drejtuese e seancës, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë. Po e nis aty ku e latë ju zonja Kumbaro tek drejtësia. Në fakt drejtësi me regji nuk mund të kem më. Sot, arrestohet Alqi Bllako me 8 mars 2022 ka shitur të gjitha bizneset e tij që ka pas në emër. Kur flasim për drejtësi, jo për drejtësi me regji. Duhet të flasim për një drejtësi të vërtetë. Duhet të flasim për drejtësinë që përmendi kolegu Këllici, për Ardit Gjokljan. Duhet të flasim dhe për viktimat e 21 janarit, kush i bëri, si i bëri dhe çfarë ndodhi dhe duhet zbardhur 21 janari një herë e përgjithmonë. Duhet të flasim për viktimat e Gërdecit, duhet të flasim për të gjitha viktimat që ka bërë mosgjykimi drejtësisë në shoqërinë shqiptare dhe që ka bërë pis klasën politike.
Sepse është shumë kollaj për të gjykuar njëri tjetrin por është shumë e shëmtuar kur kemi një drejtësi me regji. Bëmë një reformë në drejtësi, ku ne sot kemi dy rrugë, o përballjen përballë drejtësisë të qeverisë që kam pas të cilët kanë krijuar një megaferë të jashtëzakonshme që është përtej 430 milionë eurove të inceneratorëve ose do të kemi jetëgjatësinë e kësaj qeverie dhe rrëzimin e reformës në drejtësi të cilën e kemi miratuar me 140 vota. Megjithatë, për t’u kthyer tek akti normative jam shumë dakord që duhen bërë amendime në buxhet është hipokrizi që të themi që nuk duhen, është hipokrizi që buxhetet nuk rishikohen, janë rishikuar, po rishikohen, do rishikohen përsëri. Sepse çfarë sjellë minuti nuk sjell sekondi, aq më shumë në këtë situatë që është sot Shqipëria dhe gjithë rajoni dhe më përtej se rajoni.
Jam shumë dakord që për shkak të situatës së krizës energjetike ne duhet të ndihmojmë OSHEE me 200 milionë euro. Por ju lutem shumë, duhet të bëjmë dhe një sqarim për opinionin publik, janë më miliona euro që janë investuar për ristrukturimin dhe mirëmbajtjen e OSHEE për të ulur humbjet në rrjet, që të kemi prodhimin e energjisë elektrike e të tjera me radhë. Dhe çfarë ka ndodhur me ato para që janë investuar. Jo pak para i është dhënë dhe Klodian Mërtirit nga OSHEE, çfarë është bërë me ato? Dhe dakord këto 200 milionë të tjera për çfarë do të shërbejnë? Do të shërbejnë për blerje të energjisë elektrike, do të shërbejë për instalim sahatësh në shtëpitë e qytetarëve, do të shërbejnë për humbjet në rrjet?
Apo e degraduan sistemin e energjisë elektrike, për të fituar një dorë parash në një anë dhe për të hapur një hapësirë tjetër në anën tjetër. Për të vazhduar më pas tek paketa e rezistencës. Unë e kam quajtur furnellë, por duhet të jenë qytetarët ato që duhet ta cilësojnë. Qytetarët duhet të bëjnë bilancin. Pensionistëve ne ju japim 135 lekë në muaj, një bukë, as një bukë jo, se ka vajtur 1500 lekë buka, ndërkohë situacioni i fundit i Klodian Zotos në 2 mars është me dhjetëra milionë për inceneratorin e Fierit kur ne mendojmë që është sekuestruar. Pra, pensionistëve shqiptarë ju japim 7 milionë euro në vit ndërsa Klodian Zotos dhe Mirela Mërtirit dhe Stela Gugalljas i japim dhjetëra milionë me një firmë me një situacion. Ne kemi më shumë zonja në qeveri se çdo qeveri tjetër shqiptare. Po do doja që zonjat tona të mos ishin mish për top siç përfundoi Alqi Bllako sot”, tha Kryemadhi.