-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Janë hapur mbi 1200 metra nga tuneli i Llogarasë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale duke publikuar foto nga punimet në tunelin e Llogarasë. Kreu i qeverisë tha se deri më tani janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe terrenit të favorshëm për ecurinë.

“Mirëmëngjesi dhe me Tunelin e Llogarasë, ku janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit të kaluar, ku kreu i qeverisë së bashku me ministren e Infrastrukurës Belinda Balluku njoftuan se ky tunelit parashikon të lidhë në shtatë minuta Orikumin dhe Palasën, si edhe në të ardhura dhe rritje të turizmit.

Tuneli është parashikuar të jetë gjashtë kilometra i gjatë dhe kosto rreth 140 milionë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit