Në harkun e pak minutave janë regjistruar dy ngjarje kriminale në Lezhë. Fillimisht u hodh një granatë në një lokal, ndërsa pak minuta më pas një person është qëlluar me armë zjarri në Kallmet.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit rajonal Lezhë për t’u mjekuar. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë. Policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dy ngjarjeve.