Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e Akademisë Profesionale “ELITA”, me temë “Shpopullimi i Shqipërisë dhe sfidat me të cilat po përballen të rinjtë”, duke ndarë me ta të dhëna dhe qëndrime mbi sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për ta ndalur këtë fenomen tepër shqetësues.
Në fjalën e tij drejtuar të rinjve të pranishëm, Kreu i Shtetit u shpreh se shpopullimi i Shqipërisë është drama më e madhe, që po i ndodh vendit. Ndaj dhe e pranova ftesën tuaj për të bashkëbiseduar mbi këtë fenomen alarmues, në përmasa tepër shqetësuese dhe të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër.
“Jo vetëm, po plakemi me ritme të shpejta, por projeksionet janë të frikshme, nëse ky fenomen nuk ndalohet tani dhe nuk ndalohet në mënyrë drastike.“-tha Meta.