Rreth orës 13.00 të ditës së djeshme në qytetin një person ka hedhur granatë në restorantin “Besëlidhja” në Lezhë.
Nga polica është mësuar se 40 vjeçari që kreu aktin, është arrestuar nga policia ditën e sotme. Granata shpërtheu dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar. Po ashtu në pranga ka rënë dhe 36 vjeçari të cilit ju hodh granata për mos kallëzim krimi.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Z., 46 vjeç, banues në Manati, Lezhë.
Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, shtetasi A. Z. ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit S. P., e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz.
Pas kësaj ngjarjeje, shtetasi S. P. është larguar pa njoftuar Policinë.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Z.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit A. Z., si dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit S. P.