-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritë dhe breshëri, zbulohet emri i viktimës në Tiranë, banorët: Dëgjuam krisma (VIDEO)

Kryesoret

Vritet Iljaz Çali në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së në rrethana ende të paqarta u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover”, ku udhëtonte Çali me origjinë nga Vlora.

Si pasojë humbi jetën në vend. Ai ishte i vetëm në makinë Automjeti është në pronësi të Hekuran Xhixhës.

Autorët i bënë pritë dhe e ekzekutuan me kallash. Banorët e zonës thanë për “5pyetjet.al” se dëgjuan të shtëna, por nuk arritën të shohin asgjë për shkak të errësirës.

5pyetjet.al” siguroi pamjet nga vendi i ngjarjes dhe momenti i transportimit të trupit të viktimës në morg.

Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët interurbane të Lezhës, Durrësit dhe Elbasanit për kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit