-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Guximi i një presidenti, Zelensky shkel në qytetin ku u vranë me qindra qytetarë

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, braktisi “zyrën” e tij të sigurt këtë të hënë dhe vizitoi qytetin Bucha, për të parë me sytë e tij tmerrin e qytetit të shkretuar në Ukrainë.

Presidenti ukrainas u pa duke ecur, i shoqëruar nga kryebashkiaku Anatoly Fedorouk, nëpër rrugët e qytetit në periferi të Kievit, për të përjetësuar skenën e një masakre civile gjatë tërheqjes së ushtarëve rusë.

Zelensky vizitoi gjithashtu spitalin e qytetit si dhe varret masive të gjetura pas çlirimit të qytetit. Ai foli me banorët, duke përsëritur se Rusia ka kryer krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të BBC-së për mundësinë e një marrëveshjeje paqeje me Moskën, lideri ukrainas u përgjigj pozitivisht, “sepse Ukraina duhet të ketë paqe. Ne jemi në Evropë në shekullin XXI. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike dhe ushtarake”, tha Zelensky shkoi edhe në Irpin dhe Stoyanka, qytete të çliruara gjithashtu nga pushtimi rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit