Ish-kryeministri Pandeli Majko ka pranuar mandatin e deputetit që la Alqi Bllako. Ditën e sotme ish-ministri në qeverinë “Rama 2” ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.
Kjo është thjeshtë një procedurë, pasi nuk pritet të ketë asnjë surprizë. Në zgjedhjet e 25 Prillit, Majko nuk arriti që të fitonte mandatin, pasi ishte i 19-ti në listë, ndërsa PS fitoi 18-të.
Por pak ditë më parë Alqi Bllako hoqi dorë nga mandati për shkak se SPAK kërkoi arrestimin e tij.
Me Bllakon që shkoi në qeli në vendin e tij tashmë do të ulet Pandeli Majko.
Majko është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në gjashtë legjislatura dhe ky është mandati i 7-të i tij si deputet









