-sidi education-spot_img
25.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E “sharruan” me kallash! Shokët në lot për biznesmenin e kromit: Ishe mysliman i mirë

Kryesoret

Sot në orën 15:00 Iljaz Çali do të përcillet për në banesën e fundit. Ai u ekzekutua mbrëmë në kthesën e Rinasit, teksa ishte duke shkuar për në shtëpi.

Pistat ku po hetohet janë disa, mes të cilave edhe konfliktet për kromin, pasi Çali me të vëllanë kishin në shfrytëzim një galeri kromi në Bulqizë. Iljaz Cali njihej edhe si pronar i një firme kamionësh.

Por nuk përjashtohet edhe larja e hesapeve për drogën, pasi në 2016 iu gjetën në banesë rreth 700 bimë narkotike të kultivuara. Mesazhet e ngushëllimit nga të afërmit dhe shokët kanë qenë të shumta në rrjetet sociale për 37-vjeçarin.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Sot cuni tezes time, Vllai im Iljaz çali (juli) ja dorzoj shpirtin Krijuesit të tij. Varrimi bëhet në orën 15:00. Xhenazja falet te xhamia Rinasit” shkruan Arian Haka.

“Te Allahut jemi dhe vetem tek Ai do te kthehemi te gjithe nje dite. Dje ja dorzoi shpirtin Allahut vellai jone ILJAZ ÇALI ( JULI ) Zoti e meshirofte. Dëshmojmë te Allahu se ai ishte vellai yne dhe ishte prej muslimaneve te mire.

Zoti e paste ne meshiren e Tij ne kete muaj ramazani amin. Namazi i Xhenazes do te falet sot ne Xhamine Dine Hoxha Pas Namazit te Drekes” shkruan Denis Shimili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit