-sidi education-spot_img
26.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përçarja lë shqiptarët vetëm me një zë në parlamentin serb

Kryesoret

Në Serbi shqiptarët do të përfaqësohen vetëm me një deputet. Këto janë rezultatet e përcaktuara në bazë të gati 15 për qind të votave të përpunuara.

Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit aktualisht ka 0.45 për qind apo 1 ulëse. Kamberi pritet të jetë sërish zë i shqiptarëve në parlamentin serb.

Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit për momentin ka 0.22 për qind, gjë që rezulton me zero ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Rreth 6 mijë shqiptarëve në Serbi u është mohuar e drejta e votës në zgjedhjet e përgjithshme serbe, përçka edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këtë akt të shtetit autoritar të Serbisë.

Presidentja Osmani tha se një veprim i tillë i Serbisë është rezultat i fushatës së qëllimshme të Serbisë për spastrim etnik të shqiptarëve përmes metodave të tyre të vazhdueshme administrative.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se ka fituar 59.9% të votave në zgjedhjet presidenciale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit