Rihapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit. Pas gati 20 orësh ka filluar lëvizja e makinave në të dy krahët e rrugës, një arterie mjaft e rëndësishme për vendin.
Rruga u bllokua mesditën e djeshme pas rrëshqitjes së një masivi dheu që u shkëput nga faqja e malit.
Punonjësve të mirëmbajtjes së rrugës u është dashur të punojnë pasditen e djeshme dhe gjatë natës për të bërë të mundur rihapjen paraditen e sotme.
Kjo nuk është hera e parë që Rruga e Arbrit, që u inaugurua në fund të nëntorit të vitit të kaluar bllokohet. Tre herët e para është bllokuar nga dëbora.