Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës raportohet se ka arritur që të marrë 0.3 për qind të votave, që i siguron një mandat në Parlamentin e Serbisë.
Përveç saj, në zgjedhje ka marrë pjesë edhe Alternativa Demokratike Shqiptare, që mori 0.1 për qind të votave.
Sipas projeksioneve, Shaip Kamberi, kryesuesi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës pritet që të jetë edhe njëherë deputet në Parlamentin e Serbisë.
Ai gjatë votimeve të së dielës kishte shprehur synimin që shqiptarët të sigurojnë të paktën tri mandate në Parlamentin e Serbisë.









