Një tjetër ura që ishin pje4së e trashëgimisë kulturore të Librazhdit është shembur, bëhet fjalë për uron e “Gurit” e cila i përket shekullit të 18.
Kjo urë lidhte disa zona si Polis Sheh, Polis Qendër, Fushë Buall dhe Shushicë.
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në një postim në Facebook, thotë se shembja e urës ishte paralajmëruar, për shkak të indiferencës së institucioneve ndaj trashëgimisë.
‘Nga dje, urën e Gostimës nuk e kemi më! Indiferenca titanike e qeverisë ndaj trashëgimisë dhe politika e devijuar e MK, ndaj mirëmbajtjes rutinë të monumenteve, pjell vazhdimisht këtë fatalitet. Edhe kjo, kronike e një ngjarjeje te paralajmëruar. “Çdo vit, një ure”.’- shkruan Forumi i Trashëgimisë Kulturore në Facebook.









