-sidi education-spot_img
28.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndante kokainë me skuter, kap shqiptari në Itali

Kryesoret

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në Cesena për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I riu me precedentë të mëparshëm penal, po qëndronte në një hotel në zonën e Cezena-s.

Pasi ishin njoftuar për regjistrimin e tij në hotel pak ditë më parë, policia po e monitoronte të riun në çdo lëvizje.

24-vjeçari lëvizte në qytet me një skuter elektrik. Efektivët arritën ta kapin teksa po i jepte një dozë kokainë një personi tjetër.

I riu shqiptar tentoi të largohej në këmbë por nuk arriti dot t’i shpëtojë policisë. Nga kontrolli fizik, shqiptarit iu gjetën 6 doza kokainë, si dhe një shumë prej 1500 eurosh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit