Partia Socialiste mblodhi online asamblenë pasditen e sotme. Tre ditë përpara se të mblidhet kongresi i socialistëve. Kryeministri Edi Rama njoftoi si do të organizohet Kongresi i 9 Prillit. Rama u shpreh se ky Kongres nuk do të jetë si përpara, pasi kësaj radhe do të marrin pjesë edhe grupe të interesit.
“U mblodhën kështu se pas tre ditësh do të angazhohemi në kongres. Ky format, besoj që është edhe shumë i favorshëm që secili të japë kontributin e tyre nëse kanë diçka konkrete për të thënë për kongresin.
Kongresi në pjesën e parë do të jetë i hapur për grupet e interesit. Në një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së kongreseve, qoftë në pjesën përpara saj, qoftë në bulevard, qoftë te sheshi “Nënë Tereza” apo “Italia”.
Do i përkushtohemi disa temave, që i kemi identifikuar si të dorës së parë duke filluar nga politika e jashtme. Shqipëria, rajoni dhe marrëdhëniet tona me Europën.
Te tema e energjisë, që sot ka rëndësi edhe më të vecantë. Tek tema tjetër e shëndetit dhe mirëqenies dhe e rinisë” tha Rama.