Një pavionin e COVID-19 në spitalin Papanikolaou në Selanik raportohet se ka rënë zjarr. Sipas mediave greke në momentin që ka rënë zjarri në pavion ndodheshin 20 pacientë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen 11 zjarrfikëse. Dyshohet që brenda godinës të ketë pacientë dhe personel mjekësor të bllokuar. Drejtori i spitalit Diamantis Chloros është shprehur se pavioni ku ka rënë zjarri është mbushur me tym.
Ndërkohë, brigada e zjarrit është aktualisht duke asistuar në evakuimin e pacientëve dhe infermierëve.