-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova ka stok 800 mijë doza vaksinash për Covid-19

Kryesoret

Mbi 800 mijë doza të vaksinës anti-COVID kanë mbetur stok në Kosovë. Anëtarët e Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kanë vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës. Nga aty deputetët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Vizita është bërë në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetësisë.

Ritmi i vaksinimit ka rënë dukshëm në Kosovë javët e fundit.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën, është njoftuar se janë administruar 194 doza të vaksinës anti-COVID gjatë 24 orëve të fundit.

Në total në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 820.842 qytetarë, ndërsa me tri doza 100.387 qytetarë.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se procesi i vaksinimit mund të shënohet si histori suksesi në Kosovë.

“Vaksinimin mund ta shënojmë sot në ditën botërore të shëndetit si histori tejet e suksesshme për popullatën e Kosovës, ku i kemi arritur objektivat tona dhe po vazhdojmë me të njëjtin intensitet të punojmë edhe më tutje pa u ndalur dhe ekipet pa pushuar fare në mënyrë që të realizojë të gjitha objektivat e mbikëqyrjes së përgjithshme të Covid-19 deri në përfundim”, tha ai.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen pasi tha se ka një rënie të lehtë dhe ka mjaftueshëm vaksina.

“Duke i falënderuar drejtorin dhe gjithë stafin e IKPSHK dhe degëve rajonale për gjithë punën e bërë në këto dy e që jemi në vitin e tretë të pandemisë në nivel global dhe epidemisë në nivel vendi, fatmirësisht me një situatë shumë më të qetë epidemiologjike. Me një mesazh nga ky vend, është evidente që kemi rënie të kërkesës për vaksinim ndërsa vaksina ka mjaftueshëm siç e kuptuam sot dhe i ftojmë të gjithë qytetarët që nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë që të vaksinohen”

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga institucionet që për punëtorët shëndetësorë të kenë një përkushtim më të madh. Haxhiu ka kërkuar që investimi të bëhet në parandalimin e sëmundjeve pasi sipas tij shumica e buxhetit të shtetit po shkon vetëm për trajtim.

“Dua të jap një falënderim të veçantë për të gjithë punëtorët shëndetësorë anekënd Kosovës të cilët tani e dy vite kanë qenë në krye të detyrës me një përkushtim maksimal. Ftoj institucionet shtetërore që të kthejnë kokën kah punëtorët shëndetësorë dhe të mbështesin ata sepse mbrojtja e shëndetit pa profesionist të mirëfilltë shëndetësorë nuk mund të arrihet. Këtë na e kanë dëshmuar më së miri gjatë kësaj pandemie më së miri të gjithë profesionistët shëndetësorë”, tha Haxhiu. “Ne si komision parlamentar për shëndetësi kemi ardhur të vizitojmë në ditën botërore të shëndetit por edhe për të quar edhe një mesazh tjetër që duhet të investohet më shumë në parandalimin e sëmundjeve sepse po thuajse shumica e buxhetit të shtetit po shkon vetëm kah trajtimi. Sot morëm informatën se ka më shumë se 800 mijë doza të vaksinës në stok bëj apel për të gjithë qytetarët që të vaksinohen”, tha Haxhiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit