-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vulini për Kurtin dhe Xhaferovic: Hanë bukë bashkë, premtimet e tyre prishin stabilitetin e rajonit

Kryesoret

Ministri i Brendshëm serb është shprehur për bashkëpunimin që ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anëtarin e presidencës boshnjake, Sefik Dzaferovic.

Sipas Aleksandër Vulin BE duhet të dënoj kërcënimet e Dzaferovic-it për prishjen e paqes ndaj Bosnjes dhe Hecegovinës.

“Të dy Xhaferovic dhe Kurti hanë bukë serbe, mendoj se kjo është arsyeja pse na urrejnë kaq shumë. Shpresoj që Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar do ta dënojnë shpejt kërcënimin e Xhaferovic ndaj paqes dhe stabilitetit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon,” tha Vulin.

Vulin shtoi se është vështirë të respektohet një shtet që nuk respekton organet dhe politikën e tij zyrtare.

“Kur Xhaferovic takoi Kurtin dhe i premtoi bashkëpunim me shtetin e Kosovës, shkeli qëndrimin zyrtar të Bosnjës dhe Hercegovinës se Kosova është pjesë e Serbisë. Kushdo që dëshiron ta copëtojë Serbinë vështirë se mund të shpjegojë pse vendet e tjera nuk mund të ndryshonin kufijtë e tyre, veçanërisht Bosnja dhe Hercegovina.”-përfundoi Vulin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit