Kryeministri Edi Rama në orën 12:00 mbërriti në pallatin e Kongreseve për të mbajtur fjalën e tij në Kongresin e socialistëve.
I rrethuar nga socialistët që bënin fotot dhe që i thurnin lavde, disa prej tyre edhe halle, lideri i PS-së u fut brenda ambienteve.
Në Pallatin e Kongreseve do të jenë 1007 delegatë që do të votojë për ndryshimet në statut, ku mes shumë pikave është shtimi i sekretarit Ekzekutiv, por edhe shkarkimi i 61 kryetarëve të degëve të PS-së në të gjitha bashkitë.
Pjesa e parë e Kongresit u zhvillua në shesh.