-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhi, shi dhe breshër ditën e sotme, si pritet të jetë moti ditët në vazhdim

Kryesoret

Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë në reshje të dendura shiu dhe ulje drastike temperaturash, ndërkohë pritet që në mbrëmje temperaturat të arrin në 3 gradë celsius.

Tirana dhe gjithë vendi janë pushtuar nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm duke sjellë dhe përmbytje dhe vështirësi në qarkullim në zonat veriore.

Në orët e mesditës qyteti i Peshkopisë është përfshirë nga një stuhi bore, me intensitet të lartë.

Edhe rrugët e qytetit të Peshkopisë u mbuluan nga uji që vinte nga prurjet anësore të përrenjve, ku për shkak të intensitetit nuk e përballonin kanalet anësore.

Ndërkohë ditën e nesërme do të rikthehen sërish masat e qëndrueshme me mot me diell në të gjithë territorin e vendit.

Vlera maksimale të temperaturave të ajrit pritet të arrijnë deri në 20 gradë. E njëjta situatë atmosferike pritet gjatë gjithë javës në vijim me një mot tipik pranveror.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit