Ish konkurrentja e Përputhen, Antonela Berisha është përfolur shumë për marrëdhënien e saj me kunatin. Kur ishte pjesë e Big Brother Vip ajo ka treguar për afrimitetin dhe komunikimin që kishte me burrin e motrës së saj.
Por së fundi ajo ka bërë në video në TikTok, ku i ka kërkuar lekë borxh “Tonit”, kështu e ka quajtur ajo pasi kunati i saj nuk është një personazh publik dhe nuk do të jetë i tillë.
“Kur ngel pa lekë dhe telefonon kunatin”, teksa e ka shoqëruar me këngën e Varrosit dhe pjesën ku thuhet: “Alo, Toni si je zemra vëllait? Ma nis ndonjë lekë se jam në kokërr të hallit. S’kam bukë me hongër, po më ik truni. Jam mërzit aq shumë, s’po më zë as gjumi.”