-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gënjeu për aksidentimin e 9 vjeçarit, kërkohet shkarkimi i ministres në Kosovë

Kryesoret

U konsiderua si një aksident i zakonshëm, por gjithçka ndryshoi kur u mësua se shoferja që e shkaktoi atë ishte ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kjo e fundit, teksa drejtonte makinën, sipas raportit të policisë, përplasi një 9-vjeçar.

Ministrja tha se djali është jashtë rrezikut për jetën, pra ka pësuar dëmtime të lehta, dhe se menjëherë pas aksidentit ishte dërguar me ambulancë për në QKUK.

Nga institucioni respektiv e nga policia e Kosovës, fillimisht nuk pati ndonjë reagim, deri në momentin kur mediat siguruan dokumentin në fjalë.

Në dokumenti shkruhet: “Me datë 10.04.2022 rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Auto 1 Ford Fiesta ngjyrë e kaltër, shofer Rozeta Hajdari FSHK e lindur ***. Këmbësori i lënduar I.B. i lindur me ** 2012 në Prishtinë. Shkaku i aksidentit, mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës”. 

Megjithatë, ky dokument është në kundërshtim me atë çfarë kishte shkruar ministrja, që pak kohë para se të mësohej raporti zyrtar, thoshte: “Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqsisht njëri nga ta u përplas në veturën time. Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmiut dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit. Ndjehëm më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi. Fëmijës i uroj shëndet e jetë të gjatë!” 

Me t’u mësuar fakti se ajo gënjeu publikisht, filluan reagimet në rrjetet sociale. Kishte të tillë që talleshin me faktin se pse djaloshi nuk e kontrolloi shpejtësinë, teksa dikush tjetër thoshte që qeveritarët veçse janë mësuar të shkelin, dikush Kushtetutën, dikush tjetër qytetarë, duke aluduar kështu në dështimin edhe të ministres Nagavci në çështjen për arsimin në Kamenicë. 

Gazetari Vehbi Kajtazi përmes rrjetit social “Twitter” shprehu indinjatën e tij, duke thënë se sipas rregullave, ministrja Hajdari duhej të ishte nën masën e ndalimit.

Në anën tjetër, Ilir Mirena tha se brenda vendbanimit, ku shpejtësia është shumë e limituar, ministres sonë një fëmijë i papërgjegjshëm iu paska përplas për makine

Ndërkaq, publicisti Halil Matoshi, kërkoi ndëshkim për krimin dhe dorëheqje nga ministrja Hajdari, si akt i etikës së pushtetit.

Pak më cinik u tregua Olluri. Ai tha se viktima (djaloshi që u lëndua), na qenka mbështetës i PAN-it dhe është përplasur për veturën e ministres. Gazetari kosovar tha se duhet të dënohen fëmijët që po dëmtojnë imazhin e Qeverisë Kurti.

Analistja Shqipe Pantina në një mënyrë indirekte e ka shfajësuar për gjestin, por jo edhe për gënjeshtrën. Pantina, përmes një postimi tha se kushdo që drejton makinën, mund t’i ndodh të tejkalojë shpejtësi dhe të aksidentojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit