Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të kancelarit Olaf Scholz.
Duke nisur nga sot në mëngjes Rama do të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh, të cilat do të mbyllen me një konferencë të përbashkët me kancelarin Olaf Scholz. Integrimi, por edhe situata në rajon pritet të jenë në qendër të bisedës që Rama do zhvillojë me kancelarin gjerman. Kjo është vizita e parë zyrtare e një lideri të Ballkanit Perëndimor, që nga koha kur në krye të qeverisë gjermane erdhi Olaf Scholz.
Axhendat
10:30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”
12:30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit
15:20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President i Gjermanisë
18:00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar i Gjermanisë
18:15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz