Berisha dhe Alibeaj patën debat për të mbajtur fjalën në mbledhjen e grupit parlamentar ditën e sotme.
Pasi Alibeaj ju drejtuar zyrës së tij për 10 minuta pushim, Berisha ka lënë takimin.
Sipas Berishës, kryetari nuk ka asnjë tagër për ta paditur partinë në Gjykatë, dhe po ashtu ai ka thënë se me padinë Alibeaj do të pushoi së qeni kryetar.
“Asnjë tolerancë. Pas vendimit të tij për të paditur PD-në për llogari të qeverisë në gjykatë, unë them se ai për mua pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar.
Padia nuk ka asnjë bazë. Është të mos pranosh një proces që sot nuk e kundërshton asnjë shqiptar. Nuk ka asnjë tagër sepse ai e konsideron veten kryetar të PD në një kohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”, tha Berisha.
Ish kryeministri shprehu se nuk do të kthehej më në mbledhje pasi kishte një axhendë të zënë me takime të tjera.