-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Kryesoret

Policia e shtetit ka arrestuar një 45-vjeçar nga Mirdita i cili ishte i shpallur në kërkim për vjedhje.

Emiljano Sinanaj  rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Janë zbardhur 5 raste vjedhjesh në ” Rugën Bill Klinton”, në rezidencën “Kodra e Diellit 2”, dhe te “Liqeni i Thatë”.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pending”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. 

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1.

Vihet në pranga një 45-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje.  

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjeve në banesa, që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Pending”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

– E. S. (M)., 45 vjeç, banues në Reps, Mirditë, i shpallur në kërkim për vjedhje, nga Komisariati i Policisë Nr. 1, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. 

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në muajt e fundit, konkretisht: 

* Më datë 01.10.2022, në rezidencën “Kodra e Diellit 2”, ka vjedhur sende me vlerë në banesën në pronësi të shtetasit G. A.;

*Po në datë 01.10.2022, ka tentuar të vjedhë në banesën në pronësi të shtetasit M. K.;

* Më datë 16.10.2022, në rrugën “Bill Klinton”, ka vjedhur kasafortën me vlera monetare në pronësi të shtetaset D. B.; 

*Më datë 10.02.2022, te “Liqeni i Thatë”, ka vjedhur shuma parash dhe bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit L. M.;

*Më datë 09.04.2022, në rezidencën “Kodra e Diellit 2”, ka vjedhur shuma parash dhe bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit N. K. 

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit