-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I tha Berishës je i përjashtuar”! Paloka: Alibeaj duhet shkarkuar

Kryesoret

Debat dhe sherr në mbledhjen e grupit të PD-së. Sali Berisha nuk ishte i ftuar në mbledhjen e sotme, që njoftoi kryetari i grupit Enkelejd Alibeaj, por vendosi që të shkonte bashkë me deputetët që janë përjashtuar.

Kjo ka sjellë irritimin e Alibeajt. Ish-kryetari i Këshillit të PD-së, Paloka u tha gazetarëve se Enkelejd Alibeajt po ndjek linjën e Edi Ramës dhe për këtë arsye nuk mund të jetë më në krye të grupit të PD-së.

“Ka parashikuar në axhendë bashkimin, por e filloi aty ku e la Rama në kongres me përjashtimin e deputetëve të PD-së. Fjalët e para të Alibeajt ishin që Berisha është i përjashtuar dhe gjysma e deputetëve janë të përjashtuar.

Alibeaj ka shkelur të gjitha parametrat, nuk mund të jetë kryetar grupi, pasi është shkarkuar nga kuvendi i 11 Dhjetorit. Janë 2-3 deputetë që po ndjekin axhendën e Edi Ramës” tha ai.

Ai gjithashtu hodhi akuza se Alibeaj po bën emërime pavarësisht se sipas tij nuk e ka në kompetencë. “Ka bërë emërime. Në Gjirokastër ka emëruar sekretarin e degës. Ka bërë disa emërime në ditët e fundit. Këto nuk i shërbejnë bashkimit” tha ai.

Dosja e vulës së PD-së është në Apel, por a do ta pranojë grupi i Rithemelimit vendimin? “Atë e vendosën demokratët”.

Por a do të përjashtohen deputetët që janë kundër grupit të Rithemelimit? “Ne nuk përjashtojmë njeri. Kur ti ndjek axhendën e Ramës nuk mund të bësh axhendën e Ramës në grup” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit