Deputeti i PD-së, Flamur Noka është bërë qendra e diskutimeve në mbledhjen e sotme në PD.
Këtë herë ai ka pasur një debat me sekretarin e përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhin. Noka i është kthyer këtij të fundit duke i drejtuar gishtin si fajtor të krizës së partisë.
Noka: Ti je shkaktar i kësaj gjendje
Bardhi: Unë jam në partinë time, nuk të marr leje. Kur erdhët ditën e vendimit gjyqësor thatë se vendimet e gjyqit zbatohen. Sot thoni gjykata është e Ramës.