-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Alibeaj, kryetar vetëm i Gaz Bardhit”! Noka: Të largohet, hodhi partinë në gjyq

Kryesoret

Partia Demokratike vazhdon që të jetë larg bashkimit. Flamur Noka e akuzoi sot Enkelejd Alibeajn si peng të Edi Ramës duke vijuar linjën e Sali Berishës, që nuk e njeh më si kryetar grupi. Ai shpjegoi edhe argumentet se përse e akuzon Alibeajn.

“Pas datës 6 mars të gjithë, shumica brenda PD-së, duke filluar nga Sali Berisha dhe të tjerët kanë pasur një devizë; bashkimi. Ky ka qenë qëllimi dhe misioni ynë.

Por për fat të keq Alibeaj nuk ka lidhje me këtë axhendë të bashkimit. Të gjithë janë kundër qëndrimit të Alibeajt, u çua doli jashtë për të mbyllur mbledhjen, por askush nuk e ndoqi.

Nëse Alibeaj është peng si Basha, deputetët e PD-së janë të gjithë të lirë për ta bashkuar këtë forcë. Ai hodhi në gjyq partinë për të mbajtur gjallë frymën e përçarjes.

Kjo është arsyeja që deputetët në mënyrë unanime i kërkuan që të tërhiqte padinë, pasi është e padrejtë dhe se Alibeaj nuk e gëzon të drejtën që të flasë në emër të PD-së” tha Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit