-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fehlinger: Serbisë t’i pezullohet statusi i vendit kandidat për në BE

Kryesoret

Ekonomisti dhe njohësi i çështjeve politike nga Austria, Gunther Fehlinger ka kërkuar që Serbisë t’i pezullohet statusi i vendit kandidat nga Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se Serbia po luan me disa karta dhe se Bashkimi Evropian nuk po bën asgjë për këtë çështje.

“Për një periudhë të gjatë Bashkimi Evropian ka qenë i butë në raport me Serbinë, edhe pse Serbia nuk ka treguar se është e interesuar shumë për paqe në Ballkan. Mund ta shihni edhe tani në vitin 2022 që Serbia nuk e ka mbyllur hapësirën ajrore për Rusinë, duke refuzuar kështu të vë sanksione ndaj këtij shteti agresor. Tjetër problem është militarizimi i Serbisë, që në vazhdimësi ndihmohet nga Kina e Rusia. Ka ardhur koha që të pezullohet statusi kandidat i Serbisë për në BE derisa ky shtet nuk është në një vijë me shtetet Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Austriaku, ka disa fjalë për shërbimet e inteligjencës serbe, që së fundmi thuhet se e kanë kërcënuar me vdekje Dick Martyn, me qëllimin për t’ua lënë fajin kosovarëve.

“Unë nuk e di sigurt nëse është planifikuar të vritet Dick Marty, por mund të them një gjë tjetër. Shërbimet e inteligjencës serbe janë të njohura për likuidimin e njerëzve. Në vitet ’70 dhe ’80 ishte një praktikë standarde ku shqiptarët dhe kroatët vriteshin në Gjermani, Austri, e në Londër. Këto janë fakte te dokumentuara. Një investigim i thellë duhet të bëhet lidhur me kërcënimin që iu është bërë Dick Marty-t”, ka thënë, Fehlinger,

Më 1 mars 2012, Serbisë iu dha statusi i kandidatit për në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit