-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OSBE: Rusia ka shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare

Kryesoret

Sipas një raporti të ekspertëve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Rusia ka shkelur “ligjin ndërkombëtar humanitar” në Ukrainë, shkruan CNN.

“Në tërësi raporti dokumenton çnjerëzimin e  kryer nga forcat ruse në Ukrainë,” tha ambasadori i SHBA-së Michael Carpenter në një deklaratë në OSBE të mërkurën.

Raporti prej 110 faqesh detajon raportet e vrasjeve, torturave,  zhvendosjen  e detyruar. Sipas OSBE-së, forcat ruse kanë përdorur stemën e kryqit të kuq për të shenjëstruar civilët, automjete mjekësore, me flamuj ukrainas, uniforma apo automjete të ushtrisë apo policisë, flamuj të bardhë, rroba civile dhe simbole të OSBE-së për të lehtësuar operacionet e tyre ushtarake.”

Ai përfshin raportet e një përkthyesi ukrainas, i cili “u mbajt për nëntë ditë” i mbyllur nga forcat ruse në një bodrum të akullt. Ai është dhunuar vazhdimisht me një shufër hekuri dhe kondakë pushke, u torturua me energji elektrike, dhe u la pa ushqim për 48 orë.

Raporti ishte rezultat i një misioni tre-javor për gjetjen e fakteve nga tre ekspertë të OSBE-së dhe përfshin  periudhën nga fillimi i luftës më 24 shkurt deri më 1 prill.

Ekspertët u përballën me një sërë  kufizimesh, dhe gjithashtu raporti nuk përfshin periudhën e mizorive në Bucha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit