Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Rusi, Maria Zaharova, ka thënë se është në dijeni se Serbia është nën presion për të votuar pezullimin e Moskës nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB.
“Ne sigurisht i kemi parasysh deklaratat e politikanëve serbë për presionin e ushtruar ndaj tyre”, tha ajo në një konferencë për shtyp, raporton TASS.
Sipas Zakharova, Moska supozon se partnerët e saj tradicionalë brenda organizatave ndërkombëtare do t’u përmbahen vazhdimisht qëndrimeve që pasqyrojnë interesat e tyre kombëtare dhe miqësinë e vërtetë me Rusinë.