-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryebashkiaku: Rusët po përgatisin paradën e fitores, ka vendosur edhe datën

Kryesoret

Kremlini po përgatit “Paradën e Fitores në Mariupol”. Deklarata vjen nga Petro Andryushchenko, këshilltar i kryebashkiakut Vadym Boichenko.

Këshilltari shprehu bindjen se, sipas informacionit të marrë, Moska ka urdhëruar administratën e vetëshpallur pro-ruse “të pastrojë një pjesë të rrethit qendror të qytetit nga mbeturinat dhe kufomat për të lejuar paradën më 9 maj. Gjithçka tregon se pushtuesit duan të organizojnë një karnavale fitoreje, në rast suksesi”, tha ai.

Sipas tij në zonën e Mariupolit kanë mbërritur tashmë teknikë dhe ekspertë për të organizuar paradën.

“Prandaj dështimi i mundshëm i një urdhri të tillë do të ishte një goditje e rëndë për Kostantin Ivashchenko, kryebashkiaku i vetëshpallur pro-rus i qytetit”, i cili para pushtimit ishte këshilltar i qytetit dhe tashmë është akuzuar nga autoritetet ukrainase për tradhti të lartë.

9 maji është një ditë simbolike në të cilën rusët festojnë fitoren kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, me një paradë në Sheshin e Kuq në Moskë, por mund të bëhet një ditë simbolike për betejën e re në Ukrainë.

Ukraina tha se dy njësitë e saj të fundit të mbetura në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit kanë qenë në gjendje të bashkojnë forcat falë një “manovre të rrezikshme”, duke forcuar rezistencën e tyre kundër forcave ruse.

Ndërkohë, Rusia tha se porti detar tregtar i Mariupolit ishte kapur dhe 1000 marinsa ukrainas ishin dorëzuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit