Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu e ka cilësuar të çmendur idenë e kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Sipas tij, kjo do të ndikojë direkt te bujqit që nuk do të mbjellin më kulturat tradicionale, por do të kalojnë te kanabisi për t’u pasuruar shumë më shpejt.
“Kjo ideja e çmendur e drogës. Pak e kemi emrin, tani hajde mbushi mendjen atij në majë të malit që të mbjellë patate, kur ka 100 mundësi për të fituar.
Nuk e di deri ku shkon kjo. Këto janë vendime të gabuara, do të ndikojnë te niveli i bujqësisë. Të nxitim bujqit të mbjellin” tha ai sot në Kuvend.