-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD zgjedh kryetarin e Roskovecit, Baçi sulm Alibeajt: I vetëshpalluri po na nxin

Kryesoret

Partia Demokratike zgjedh sot kryetarin e degës në Roskovec mes kontestimeve të grupit të Lulzim Bashës. Deputeti Luan Baci tha se zgjedhjet janë të rëndësishme për të ardhmen e PD.

“Ka filluar votimi, gara është mes dy kandidatëve, të propozuar nga anëtarësia e PD Roskovec, të miratuar nga Komisionit të Rithemelimit.

Vazhdon votimi, ka pjesëmarrje, interesim i madh, ka gjithëpërfshirje. Disa që kanë qenë skeptikë absolutisht janë pjesëmarrës në garën mes dy kandidatëve.

Më pas do zgjidhen anëtarët e kryesisë së degës dhe delegatët e kuvendit të 30 prillit. Këto zgjedhje janë të mirëpranuara se zhvillohen nga demokratët.

Kanë spekuluar shumë me pjesëmarrjen sidomos për degën e Fierit, disa individë që dinë vetëm të nxijnë realitetin. Në degën e Fierit mund të gjesh të regjistruar që kanë 10-15 që kanë ikur jashtë shtetit. Dega e Fierit ka 1500 anëtarë aktivë.

Jo cdo votues është anëtar i PD. Në Fier me letra kanë 5000-600 jo aktivë. Kandidat në garë për kreun e PD në Roskovec janë Emels Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi.

Më të fortë, të hapur e të bashkuar, flasin faktet e përtej propagandës dhe nxjerrjes që bëjnë disa individë që duan të dëmtojnë PD”.

Në fund kishte një “thumb” për Enkelejd Alibeajt. “Disa e quajnë veten ushtrues i komanduar i detyrës së kryetarit që në fakt nuk është i tillë po nxijnë realitetin e PD” u shpreh Baçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit