-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha hap “dosjen”: “Qifen” e takova njëherë, Basha dreka dhe darka

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha mirëpriti deklaratën e ambasadorit gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, i cili tha se Partia Demokratike duhet të rigjejë veten dhe të shikojë nga e ardhmja.

“Asgjë kundër meje, shumë e drejtë. Cila është platforma jonë; integrimi në BE. Cila është platforma aktuale? Ballkani i Hapur.

Ne kërkojmë luftë kundër krimit, qeveria po legalizon kanabisin. Janë dy botë, dy platforma dhe unë kam besim se shqiptarët do të zgjedhin platformën tonë” tha ai.

Sali Berisha komentoi edhe sanksionet kundër ish-deputetit Aqif Rakipi dhe akuzoi Lulzim Bashën.

“Jam për cdo sanksion që bazohet në fakte dhe dokumente. Po të futesha një seri drekash dhe darkash me Qifen.

Unë e kam takuar njëherë në jetën time dhe në mënyrë absolute dënoj cdo akt blerje dhe shitje vote. Po të flisja më dilte Basha, drekat, seriali i drekave të Bashës me të (Aqif Rakipin), kanë qenë gjysmë private” tha ai.

Edi Rama kërkoi hetimin e tij, por a ka frikë Sali Berisha? “Nuk i druhem se në cdo funksion kam qëndruar nën ligjin”.

Akuzat kundër Edi Ramës i kishte edhe sot të shumta. “Ka një ofensivë të madhe, një para të madhe të shpërndarë nga Rama dhe Soros për mos garimin e Sali Berishës.

Por këta jetojnë në sipërfaqen e prapme të Hënës, sikur nuk kanë parë ndonjëherë votën e lirë me sy. Të ardhmen e Sali Berishës do ta përcaktojë vota”.

Enkelejd Alibeajn e cilësoi peng të Edi Ramës, po ku bazohet? “Në veprimet që Alibeaj bën është absolutisht peng politik. Ai po bën gjithçka që të faktojë që ka dy PD”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit