Portieri i Pogradecit, Hergis Alliu u godit me takë nga sulmuesi i ekipit të Shkumbinit gjatë ndeshjes së sotme të vlefshme për Kategorinë e Parë.
“Gardiani” ra pa ndjenja në tokë. Reagimi i shpejtë i stafit mjekësor normalizoi gjendjen shëndetësore të Alliut, që më pas u transportua në spital.