Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj pas propozimit të platformës për bashkimin e partisë la një dritare hapur për Sali Berishën lidhur me pjesëmarrjen e tij në grupin parlamentar.
Ai tha se Berisha që në nisje të legjislaturës nuk ka qenë pjesë e grupit, por theksoi se cdo propozim është për t’u diskutuar me frymë bashkëpunimi.
“Është i tepërt apo jo, apo pjesë e grupit. Zoti Berisha nuk ka qenë pjesë e grupit të PD-së në momentin që legjislatura ka filluar dhe grupet janë konstituuar.
Megjithatë, edhe sikur e thash, për cdo propozim tjetër, në bazë edhe të procedurave, është për t’u diskutuar me frymë bashkëpunimi.
Një seli e pushtuar, lajme kur dalin nga një zyrë që uzurpohet cdo ditë” tha ai.