-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Novosti” e Beogradit: Britania çoi në Kosovë raketa që përdoren në Ukrainë

Kryesoret

Gjatë ditës se premte, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi se në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion në ndihmë të forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Avioni ishte i llojit “A400M Atlas”.

“Avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional, i aftë për të transportuar ngarkesa të rënda në distanca të konsiderueshme, në lartësi të ndryshme me aftësinë për të ulur në pista shumë të shkurtra. Forcat ajrore në Gjermani, Francë, Spanjë, Turqi dhe Belgjikë gjithashtu operojnë me A400M, duke formuar kështu bazën kryesore të transportit ajror të NATO-s”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

Por mediat serbe shkruajnë se përmes këtij fluturimi është realizuar dërgesa e raketave “Jevelin” dhe “NLAW” në Kosovë, të cilat po përdoren edhe nga forcat ukrainase për luftë kundër trupave ruse.

Sipas Novosti-t të Beogradit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të kërkojë shpjegim zyrtar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në 48 orët e ardhshme.

Në një shkrim tendencioz, Novosti thotë se në mes të një lufte në Ukrainë dhe tensioneve politike në rajon, “Britania e Madhe ka vendosur t’i hedhë zjarrit benzinë”.

Sipas kësaj media, ka po ashtu një dakordësi, që Britania e Madhe t’i trajnojë pjesëtarët e FSK-së për përdorimin këtij armatimi dhe mjeteve ushtarake.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit