-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia kap të shumëkërkuarin në Elbasan, ishte duke shkuar në spital

Kryesoret

Albert Alterziu, një emër i njohur i botë së krimit në Elbasan ka rënë në prangat e policës mbrëmjen e djeshme.

Ai është arrestuar nga Policia teksa po shkonte në spital pasi dyshohet se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe është i prekur nga Covid-19.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.04.2022 ora 21:00, u ndalua shtetasi në kërkim Albert Fadil Alterziu, banues në lagjen Shënkoll Elbasan, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin Nr.324 datë 06.05.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Kush është Albert Alterziu?

Albert Alterziu, 32-vjeçari nga Elbasani është dënuar me 10 vite burg për vrasjen e një bashkëmoshatari të tij Elton Shuli në 2001, kur ai ishte vetëm 15 vjeç. Gjykata uli dënimin nga 10 në 7 vite, për shkak të moshës së tij të mitur.

Në 2013 në shenjë hakmarrje ai u plagos me thikë në 2013, po në Elbasan

Në 2018 ndaj Alterziut është bërë një tjetër atentat në lokalin e tij, kur ai gjendej brenda ambienteve, autorët kanë kanë hedhur një granat dore. Pas ngjarjes ai është dërguar me urgjencë në spital dhe për shkak të dëmtimeve të marra iu nënshtrua në operacioni, dhe arriti të mbijetonte.

Po ashtu Alterziu u dënua nga gjykata për dhunë në familje në 2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit