Zëvendëskomandanti i ushtrisë së 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, ka vdekur në luftën në Ukrainë, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.
Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov.
“Vladimir Petrovich Frolov vdiq një vdekje heroike në betejë me nacionalistët ukrainas”, tha Beglov.
Guvernatori tha se Frolov “sakrifikoi jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos dëgjonin më shpërthime bombash. Të ndalonte së prituri vdekjen dhe të largohej nga shtëpia, të thoshte lamtumirë sikur të ishte hera e fundit”.
Por shumica e granatimeve që po ndodhin në Ukrainë po kryhen nga Rusia.