Pas shumë ditësh kërkime është gjendur sot trupi i 10-vjeçarit qe u mbyt para dy javësh në lumin Fan të Mirditës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 5 prill në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj.
Trupi është gjetur nga polumbarët tek diga e hecit të Repsit, disa kilometra larg nga vendi ku u mbyt.
Ai u gjet pas shumë kërkimesh nga polumbarët e FSHN-së, policia e Lezhës, si dhe banorët e zonës, që u angazhuan për lokalizimin e 10-vjeçarit.
Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme.
NJOFTIMI I MBROJTJES
“Nxirret trupi i pajetë i 10-vjecarit që u mbyt në lumin Fan, polumbarë të FA kërkime prej 10 ditësh
Polumbarë të Forcës Detare, të Forcave të Armatosura u angazhuan për më shumë se 10 ditë në kërkimet për gjetjen e trupit të fëmijës 10-vjecar, që u mbyt më datë 5 prill në lumin Fan, në Mirditë. Trupi i pajetë është nxjerrë sot. Ai u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra. Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të moti ekstrem.
Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme.”