3 ditë më parë forcat ukrainase shënjestruar anijen luftarake “Moskva”, duke e goditur në Rusi. Fillimisht u pretendua se pamjet e publikuara nga anija nuk ishin të vërteta.
Ditën e sotme është publikuar një video e cila është verifikuar, ku shfaqet anija dhe tym i zi.
Nga ana tjetër Rusia pretendon se anija e tyre u fundos gjatë përpjekjeve për ta tërhequr atë në vend të sigurt pasi ra zjarr te municionet.
Si mendohet se e arriti Ukraina shënjestrimin e saj?
Raportet e para, sugjestionojnë një koordinim të shkëlqyer të disa taktikave, strategjive dhe vetëdijes së dobësive ruse.
“Moskva” u godit me gjasë nga një silur anti-anije i dizajnuar në Ukrainë dhe i emërtuar si perëndia e detit në Romën e lashtë, Neptune. Kjo ka gjasë të jetë hera e parë që ato përdoren.