-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abuzoi me tenderat, GJKKO nis gjykimin për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe

Kryesoret

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur procesin për kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe dhe 21 të pandehurve të tjerë të cilët janë në sallë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, pasi akuzohen se abuzuan me tenderin 24 mln lekë për kanalin vaditës.

Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 19 të pandehurit e tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar së bashkie me ish-nënkryetarin Gentian Tushe.

Sipas SPAK, të akuzuarit kanë shkelur barazinë për tendera, me vlerën 24 milionë lekë.

Ndërkaq më 21 dhjetor Gjykata Kushtetuese ka caktuar si datë mbajtjen e seancës për të vendosur “fatin” e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushes.

Tushe ka ankimuar pranë kësaj Gjykate shkarkimin nga detyra. Fill pas arrestimit më 6 korrik me vendim të Këshillit të Ministrave ai u shkarkua nga detyra.

Akuzat për të arrestuarit

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim.

Flamur Peqini, me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim.

Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “falsifikim i dokumenteve kryer në bashkëpunim”.

Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Bektash Nexha, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit