-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe nxjerr “të palarat” në shesh: Çmimin e karburantit e vendos karteli

Kryesoret

Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe nuk i ka kursyer kritikat kundër qeverisë jo vetëm për mënyrën e ngritjes së bordeve të transparencës që vendosin çmimet e karburanteve dhe katër ushqimeve të shportës, por edhe funksionimin e tregut. Debati ka qenë i fortë në mbledhjen e sotme të Ekonomisë dhe Financave.

“Deri përpara se të përcaktonim metodologjinë e çmimeve të karburanteve, cila është metodologjia e shitjes nga vetë kompanitë për tregtimin e karburantit? Pse kemi një metodologji për çmimin e naftës dhe një tjetër për gazin?

Cila ishte metodologjia që kanë përdorur kompanitë për shitjen e gazit? Mund të na shpjegoni të gjithë zinxhirin e tregtimit të naftës në këtë vend? Ku blihet? Shoqata që funksionon si kartel thotë se e blen në bursë?

Shoqata që funksionon si kartel e thotë ky brokeri, e depoziton ky brokeri, ku e depoziton karburantin? Prandaj na shpjegoni transaksionin e naftës dhe gazit nga bursa deri tek konsumatorit?

Pyetja e fundit është për masën e shpenzimeve që ju u njihni ishte 1% për kompanitë e shumicës dhe 5% për kompanitë e pakicës dhe kaloni në 3 lekë dhe 12 lekë për secilin nga tre produktet, mund ta di arsyen pse u ndryshua?

Dhe nëse arsyeja është që ata kanë ardhur me lista të shpenzimeve që kanë mund të na e bëni dhe ne publike listën që shoqata që funksionon si kartal ju ka sjellë, që ta dimë me çfarë u ngarkuakan këta kaq shumë që duan 15 lekë për litër për të gjitha produktet e tyre?” kërkoi Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit